Gjithmonë në kuadrin e dyshimeve. 2 milionë dollarë mund të jenë bërë “rrush e kumbulla” nga Ardian Bitraj gjatë botërorit

Nga 12 Qershori i këtij viti kur u mbajt ndeshja e parë e Botërorit deri në finale e 13 korrikut, sipas Prokurorisë Ardian Bitraj dyshohet se ka shpenzuar rreth 200 milionë lekë në skedina bastesh. Gazeta “Panorama” raporton se në vazhdën e hetimeve mbi destinacionin e parave të vjedhura, prokuroria ka kryer javët e fundit disa verifikime shtesë. Verifikimet kanë të bëjnë me marrjen në pyetje të disa operatorëve në 6 pika bastes, ku Ardian Bitraj pretendon se vendoste vazhdimisht skedina bastes.
Një tjetër verifikim i bërë nga Prokuroria kanë qenë pamjet e marra nga kamerat e sigurisë në këto pika bastes. Referuar këtyre të dhënave, sipas përllogaritjeve të deritanishme të organit të akuzës, përgjegjësi I arkës stok në Departamentin e Emisionit të Parave në Bankën e Shqipërisë rezulton të ketë shpenzuar rreth 2 milionë dollarë në skedinat sportive gjatë kampionatit botëror. Paratë që pretendohet se janë vjedhur nga thesari janë mbi 7 milionë dollarë dhe destinacioni i tyre nuk dihet ende.
l.m
Add new comment