Kosovë, konsumatorët “humbasin” 50 milionë euro në vit nga moskthimi i kusurit në cent

“Koha Ditore” shkruan sot për një dukuri të shumëpërhapur, që ka të bëjë me konsumatorët. Sipas kësaj gazete, në Kosovë, vetëm në një vit, konsumtaorët humbasin 50 milionë euro, nga moskthimi i kusurit për blerje të ndryshme. Bëhet fjalë për blerje ku kusuri është në cent(euro), duke qenë se ai neglizhohet përgjithësi nga konsumtaorët. “KD” citon organizata që merren me mbrojtjen e konsumatorëve. Do të ishte me interes sa është marzhi i “humbjes” për konsumatorin në Shqipëri, edhe pse ka një ndryshim që lidhet me monedhën e përdorur. Në Kosovë përdoret euro, por edhe në Shqipëri, të vetmet njësi tregtare që kthejnë kusurin e saktë, në të gjitha njësitë e monedhës, janë supermarketet kryesore.
s.z
Add new comment