Pengmarrje me frymëzim nga ISIS në Sidnei, Australi. Një person terrorizon kafenenë

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 03:23

Kërkesat e bëra publike pas disa orëve, bënë që një person i armatosur që ka marrë peng disa persona në Sidnei, Australi, të konsiderohet si terrorist.  Pengmarrësi bëri të ditur para një ore kërkesat e tij për qeverinë australiane nëpërmjet pengjeve: “Dua të shpaloset flamuri i ISIS-it; dua të flas me Kryeministrin e vendit.” Ai thotë se ka vendosur dy bomba brenda në kafene, përveç dy të tjerave që i mban vetë.

Shefi i Policisë rajonale konfirmoi se është vetëm një person i armatosur në ndërtesën ku mbahen peng një numër i panjohur personash, tre prej të cilëve dolën nga ndërtesa pak minuta më parë. Po sipas raportimeve të policisë, në dhomën ku personat janë marrë peng është parë një flamur i Islamit me ngjyrë të zezë, ku në të kishte disa mbishkrime.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.