Flet gruaja e Gjin Gjonit. “Paratë i kam me djersë dhe biznes të ndershëm”, thotë Elona Çaushi

Në një kohë që të gjithë largoheshin nga Shqipëria, ajo u kthye në vitin 1997, themeloi një kompani dhe një vit e gjysmë më vonë filloi të shijojë suksesin. Kështu thotë Elona Çaushi, vajza e ish ambasadorit Shpëtim Çaushi dhe bashkëshorte e gjyqtarit Gjin Gjoni, në një intervistë për Panoramën. Çaushi ka reaguar më në fund për akuzat që rëndojnë ndaj të shoqit, se ka fshehur pasurinë, dhe thotë se ka gjashtë biznese në Shqipëri dhe zotëron 100% të aksioneve, ndërsa i shoqi s’ka lidhje me to. Sipas saj, i shoqi është sulmuar politikisht.
Pas këtij sulmi, ajo thotë se janë sulmuar edhe bizneset e saj, të cilave u janë vendosur gjoba.
“Që kur filloi sulmi ndaj tim shoqi, e kasha të qartë që e dyta në radhë do të isha unë, d.m.th bizneset e mia. Çdo biznes i imi është gjobitur në mënyrë të pandërprerë”, thotë ajo. Çaushi thotë se gjithë pasurinë e saj e ka vënë me mund dhe djersë.
Gjithsesi, fakti është që Gjin Gjoni akuzohet për akte dhe shifra konkrete të falsifikimit të kontratave, deklaratave të rreme financiare etj, dhe jo për bizneset e së shoqes.
a.k
Comments
Nje interviste mjaft e
<p>Nje interviste mjaft e qarte. </p>
...thotë se ka gjashtë
<p>...thotë se ka gjashtë biznese në Shqipëri dhe zotëron 100% të aksioneve, ndërsa i shoqi s’ka lidhje me to. Dukesh qe ne fotografi sa shume ke djersitur.</p><p>Me sa di une me ligj pasuria e vene pas marteses eshte e perbashket. Mire qe i kane vene parate ne emer te vellezerve dhe kusherinjve qe "mos dallohet", tani nuk shokjne aq larg se i kane dhe ne emer te grave.</p><p>Cfare the beje robi kur lexon keto, te nexehet apo te deshperohet.</p>
Add new comment