Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së kundër reformës territoriale. Rama: Tani organizojmë territorin

Kërkesa e Partisë Demokratike për ta shpallur antikushtetuese reformën e re territoriale rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi është komentuar “në çast” nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka quajtur ‘vulë ndaj kësaj reforme’ vendimin e Kushtetueses. Rama tha se rrëzimi i kërkesës së demokratëve për ta shpallur të antikushtetues ligjin për ndarjen e re administrative-territoriale të vendit, i hap rrugën organizimit të territorit të shërbimeve. Ndërkaq, ky është ankimimi I dytë I PD-së që rrëzohet në gjykatën supreme. Më herët, Kushtuesja rrëzoi kërkesën e opozitës për shpalljet të pavlefshëm të ligjit për reformën territoriale.
a.k
Add new comment