Industria e armatimeve, Rusia shënon rritje të prodhimit, Shtetet e Bashkuara rënie, ndërsa Kina mbetet jashtë kontrollit

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 07:36

Industria ruse e armatimeve ka shënuar në përgjithësi rritje, kurse ajo në SHBA rënie. Kjo industri mbetet një industri politike. “Deutsche Welle” boton një shkrim të Helle Jeppesen ku thuhet se për vite të tëra nuk ka pasur shumë ndryshime, në vendet nga vinin prodhuesit më të mëdhenj të armatimeve në botë. Pothuajse të gjithë ishin nga SHBA, Evropa Perëndimore apo Rusia. Tani sipas raportit të ri të ndërkombëtar të Institutin të Kërkimeve për Paqen në Stokholm, SIPRI, në këtë biznes po përfshihen sipërmarrje nga vende të tjera. Firma nga Turqia, India, Brazili, Singapori apo Koreja e Jugut, bëjnë pjesë ndër 100 prodhuesit më të mëdhenj të armatimeve në botë. Sipas listës së SIPRI-t dy të tretat e kompanive të armatimeve janë nga SHBA apo nga vende të NATO-s. Ato sipas raportit SIPRI-t mbulojnë 84,2 për qind të shitjeve globale të armëve. Por 38 firmat amerikane të armatimeve kanë shënuar në vitin 2013 një rënie të prodhimit me 4,5 % gjë që lidhet me tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani dhe Iraku.

Kurse industria ruse e armatimeve ka shënuar në përgjithësi rritje thuhet në raportin e Stokholmit. Shitjet e kompanive ruse janë rritur me 20 për qind. Kompania ruse "Tactical Missiles Corporation" ka pasur p.sh. në vitin 2013 një rritje të shitjeve prej 118 për qind në krahasim me 2012, shkruhet në raportin e SIPRI-t. "Kjo rritje e shitjeve të kompanive ruse lidhet kryesisht me shpenzimeve në rritje të qeverisë," thotë Aude Fleurant.

Në listën e SIPRI-t mungon krejtësisht një lojtar global dhe ndër prodhuesit më të mëdhenj të armëve në botë: Kina. Shkaku është se nga Republika Popullore e Kinës nuk ka informacione të besueshme në lidhje me prodhimin e armatimeve në Kinë.

 

L.V

 

http://www.dw.de/industria-e-armatimeve-mbetet-politike/a-18128633

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.