Forum për luftën kundër korrupsionit. E organizon qeveria

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 03:39

Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, që është edhe koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, ka organzuar sot një forum për këtë temë. Forum i cili është asistuar nga kryeministri dhe mnistrat e kabintetit qeveritar dhe ku ministrat kanë rapotuar për luftën që po zhvillojnë ndaj korrupsionit. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli p.sh foli për hartimin e rregulloreve, për ndërhyrje reale, por pa përmendur dështimin me ligjin e ri për Forcat e Armatosura, apo edhe çështjen ndaj paraaerdhësit të vet, Arben Imami. Nga ana e tij, kreu i Prezencës së OSBE-së, Florian Rauning, ka nënvizuar se perceptimi për korrupsionin mbetet i lartë dhe se srategjitë pa mjetet e duhura nuk kanë vlerë. Më optimiste është shfaqur ministrja e Arsiit që ka folur për heqje licencash të “piramidave të korrupsionit”, shkarkime të dy drejtorëve rajonalë, të disa mësuesve që janë çuar para drejtësisë. Lindita Nikolla madje ka folur për një vullnet të hekurt ndaj korrupsionit. Të gjitha këto do të duken pa rëndësinë që po marrin deri sa të shihet sesi qeveria do të zgjidhë çështjen e teksteve. Në fund është disi e çuditshme që qeveria organizon forum për korrupsionin, ndërkohë që ka të gjithë levat për ta luftuar atë. Dhe në çdo rast rezultatet e vërteta do të ishin të prekshme dhe do të ndryshonin klimën.

s.z 

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p><span style="font-family: sans-serif; line-height: 24.4799995422363px;">&quot;ndërkohë që ka të gjithë levat për ta luftuar atë&quot; thua per qeverine.I dashur komentues. Kjo nuk eshte plotesisht e vertete, sepse psh gjykatat, ku edhe korrupsioni eshte shume me i madh, nuk jane pjese e qeverise, shoqeria civile po ashtu, media po ashtu, opozita qe merre ne mbrojtje ata qe shkelin ligjet po ashtu etj, etj. Lufta kunder korrupsionit perfshin nje game shume te gjere. Me vejn keq qe e redukton problemin vetem te qeveria.&nbsp;</span></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.