Kandidatura e Nishanit për Bankën Qendrore, Braçe e Majko shprehen kundër. “Duhej zgjedhur nga emrat e Bordit Mbikëqyrës”

Dy reagime nga PS lidhur me kandidaturën e guvernatorit të Bankës Qëndrore të propozuar nga presidenti Nishani, parathonë qëndrimin e mazhorancës mbi këtë çështje. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Erjon Braçe ka deklaruar sot se zgjedhja e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë është një proçes kompleks që kërkon bashkëpunimin mes institucioneve. Duke u ndalur tek dekreti i Presidentit Nishani, Braçe tha se Guvernatori i ri duhet të jetë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.
“Vendos konferenca e Kryetarëve për ta futur në rend të ditës dekretin. Do shihet sa përputhet dekreti me ligjin. Ne gjithë këtë histori të Bankës së Shqipërisë ka një problem me ligjin. Guvernatori duhet të jetë edhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës”, tha Braçe. Nga ana e tij, deputeti Pandeli Majko shprehu qëndrimin e tij skeptik dje në një intervistë për Zërin e Amerikës. Dikush në Presidencë ka qenë në avion”, tha ai në mënyrë ironike. “Nuk është hera e parë që nga Presidenti i Republikës nuk vihet re një komunikim normal me drejtuesit e mazhorancës”..
a.k
Add new comment