Kolaudimi i makinave, Rama prish monopolin e SGS-së. Do liberalizohet tregu

Kryeministri Rama ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për bërjen liberalizimin e shpejtë të kolaudimit të automjeteve, thotë gazeta Sot. Shkak për këtë ndërhyrje të beftë të Ramës mësohet të jetë bërë perceptimi negativ i qytetarëve për shërbimin që ofron kjo kompani si dhe raporti “Doing Business”, i cili i ka dhënë pikë negative Shqipërisë në këtë fushë, për shkak të pakënaqësive të shprehura nga vetë bizneset dhe individët lidhur me këtë shërbim të detyrueshëm. Rama e ka paralajmëruar prej kohësh liberalizimin e sistemit të kolaudimit të automjeteve, ndërsa nuk kishte përjashtuar mundësinë e anulimit të koncesionit në këtë drejtim, të cilin e ka cilësuar si një sistem korruptiv. Që në ardhjen e tij në krye të qeverisë, Rama kishte deklaruar se kjo kontratë do të rishikohej por se më parë kishte nevojë për një ekspertizë ligjore. “Do ta relativizojmë sistemin ose do ta liberalizojmë atë”, pati deklaruar Rama në një nga daljet e tij publike, teksa fliste për sigurinë rrugore dhe problematikat e saj në vend. Aktualisht shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve, ndodhet në pozita të pastra monopoli privat. Rreth 139 mijë apo rreth 31.3% e totalit të automjeteve në Shqipëri qarkullojnë pa iu nënshtruar kontrollit teknik, për shkak të dështimit të kësaj kompanie monopol në shërbim, qe ka vendosur vetëm një pikë të vetme në Tiranë, edhe ajo, 20 km larg qendrës së kryeqytetit.
a.k
Comments
ME NE FUND...vit per vit si
<p>ME NE FUND...vit per vit si qen 10 ore duke prit per nje cope kualidimi...</p>
Add new comment