SHBA/Republikanët dhe demokratët me dy raporte mbi punën e CIA-s pas 11 shtatorit. Sot publikohen 480 faqe që prekin edhe përdorimin e torturës

Postuar në 08 Dhjetor, 2014 19:35

Publikimi sot, i një raporti 480 faqesh i Senatit amerikan, mbi metodat e përdoruar nga operativët e CIA-s në pyetjen e të dyshuarve si të lidhur me Al-Qaedan, është paraprirë nga marrja e masave të sigurisë në objektet amerikane në botë. Bëhet fjalë për një dokument që flet për atë që ndodhi pas 11 shtatorit e që është përfolur shumë, pra për përdorimin e torturës apo formave të tjera të dhunës/imit, në këmbim të marrjes së informacionit. Raporti është 6000 faqe, por duket se vetëm një pjesë e tij, do të publikohet. “BBC” informon se një nga pikat më delikate të raportit, është fakti se në disa raste, as dhuna nuk ka dhënë efekt për marrjen e informacionit. Raporti është produkt i një pune 2 vjeçare nga Senati,  nga një ekip senatorësh që kontrollohet nga demokratët. Ndasitë duket të jenë serioze përderisa republikanët njoftohet se do depozitojnë një raport tjetër.

http://www.bbc.com/news/world-us-canada-30383924

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.