Inflacioni vazhdon nën “dyshemenë” 2%

Banka e Shqipërisë ka si objektiv parësor të saj ta mbajë inflacionin mbi 2%, por poshtë 4%. Qysh prej korrikut 2013, inflacioni ka mbetur nën “dyshemenë” 2%. Per kete arsye, Banka e Shqiperise e ka ulur here pas here normen baze te intersit.
Sipas INSTAT-it, në muajin Nëntor 2014, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit ishte 1,7 %. Rritja vjetore në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,84 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,28 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,18 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar respektivisht me +0,16 dhe +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuuar me - 0,18 pikë përqindje në ndryshimin vjetor.
RE.Pu.
Add new comment