Luftëtarët kundër Ebolas, përzgjidhen nga “Time” si Njeriu i Vitit 2014

Revista “Time” ka shpallur si njeri të vitit ata që i quan “luftëtarët kundër Ebolas”. Revista ka bërë edhe një shkrim shoqërues ku sqaron se përse personat në fjalë u përzgjodhën si njerëz të vitit. “Ata rrezikuan jetën dhe këmbëngulën, sakrifikuan dhe shpëtuan”, shkruan editorja Nancy Gibbs. Po kështu, Henry Gray, nga “Doktorët pa Kufij” është shprehur i lumtur për mirënjohjen, duke shtuar se do të ndihej më mirë kur edhe qendra e fundit për trajtimin e Ebolas të mbyllej dhe problemi të konsiderohej i mbyllur.
s.z
Add new comment