Emri i guvernatorit të ri. A po i imponohet mazhoranca Nishanit?

Pak ditë pasi presidenti Nishani bëri publik emrin e Gentian Sejkos për guvernator të Bankës së Shqipërisë, kryeministri Rama i është drejtuar sërish selisë së presidencës për të takuar kreun e shtetit.
Burime nga presidenca thonë për ResPublica se në fokus të diskutimit ka qenë kandidatura e propozuar nga presidenti Nishani për guvernator të Bankës së Shqipërisë, për të cilin mazhoranca ka shfaqur rezerva në qëndrimet e shprehura publikisht.
Mazhoranca i qëndron mendimit se guvernatori i Bankës së Shqipërisë duhet të jetë automatikisht edhe anëtar i Këshillit Mbykqyrës, emrat e të cilëve propozohen nga mazhoranca dhe miratohen nga kuvendi. Paralelisht me këtë qëndrim mazhoranca ka ndërmarrë edhe nismën për heqjen e termit të shtetësisë në nenin e ligjit të Bankës së Shqipërisë që i referohet zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës. Më shumë sesa ligjor debati duket se është politik, pasi kryeministri Rama duket se nuk tërhiqet nga kërkesa e tij për një guvernator të huaj.
l.m
Add new comment