Shifrat e INSTAT për punësimin. Rama thotë se janë rezultatet i modelit të ri ekonomik që po zbaton qeveria.

Kryeministri Rama ka komentuar në parlament shifrat e punësimit të publikuara një ditë më parë nga Instituti i Statistikave. Ai tha se rritja me 3.7 për qind e shkallës së punësimit lidhet me ndërtimin e një modeli të ri ekonomik nga qeveria dhe luftën që ajo ka ndërmarrë kundër informalitetit.
Kreu i qeverisë tha se rritja e të punësuarve në sektorin e bujqësisë dhe industrisë nuk është e rastësishme, por ka ardhur si rezultat I politikës së re të qeverisë në mbështetje të këtyre dy sektorëve.
Sipas kryeministrit shifrat e INSTAT tregojnë se mundësia për punë është më e madhe nga sa ishte dhe se qeveria e shikon rritjen e regjistrimeve të punëkuërkuesve si rritje të forcave të gatshmë për punë dhe jo si rritje të papunësisë.
Rama tha se sapo ka filluar beteja me një plagë sociale që lidhet me numrin e ulët të femrave të punësuara krahasuar me meshkujt.
l.m
Add new comment