INSTAT-i korigjon shifrat e punësimit në bujqësi

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 07:44

Në një lajm të djeshëm, njoftuam se, sipas INSTAT-it, rritja vjetore e vendeve të punës është 79 mijë, dhe se rritja ka ndodhur krejtësisht në sektorin jo-bujqësor (http://www.respublica.al/artikuj/2014/12/10/rritja-vjetore-e-vendeve-te-punes-79-mije-krejtesisht-ne-sektorin-jobujqesor )

Por sot INSTAT-i e ka korigjuar tabelën me titull “Punësimi sipas burimeve administrative dhe sektori bujqësor T3 2012 - T3 2014” (http://www.instat.gov.al/al/themes/tregu-i-punës.aspx?tab=tabs-5 ). Dhe për këtë korigjim, ka bërë këtë shënim: "Shifra e tremujorit të tretë 2013 [për sektorin bujqësor] është 421.111 nga 458.662, për shkak të një gabimi kompjuterik të mbivendosjes së shifrave të tremujorit të dytë 2013 edhe në tremujorin e tretë 2013".

Bazuar në tabelën e korigjuar, rezulton se gjysma e rritjes vjetore prej 79 mijë vendesh pune ka ardhur nga sektori bujqësor, ku shumica dërrmuese janë të vetëpunësuar.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.