Ja sa kërkohet të dënohen 10 nga të akuzuarit për vjedhjen në BSH. Mister destinacioni i parave te vjedhura ne thesar

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 03:29

Prokuroria ka dhënë sot pretencën për 10 nga të akuzuarit për vjedhjen e mbi 7 milionë dollarëve në Bankës e Shqipërisë. Për katër prej tyre është kërkuar dënimi me nga 5 vjet burg për seicilin, ndërsa për 6 të tjerë dënimi me nga 6 vjet burg për seicilin. Seanca për mbrojtjen në gjykatë është lënë për në datën 26 dhjetor. Por ndërsa hetimi implikimiin e të akuzuarve në për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë duket se ka bërë hapa përpara, destinacionin i parave të vjedhura në thesarin e shtetit mbetet ende mister. Në hetim për këtë çështje janë edhe disa të arrestuar të tjerë si dhe ish-guvernatori Fullani dhe ish-kryeinspektorja e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi. 10 të arrestuarit që dëgjuan sot pretencën e prokurorisë akuzohen për shpërdorim detyre dhe mungesë të procedurave të inventarizimit në thesar.

 

 

Mehdi Marku                  5 vjet burg

Bahri Allushi                   5 vjet burg

Gentjan Jahja                5 vjet burg

Fatbardha Gurthi            5 vjet burg

Myzejen Belbën             6 vjet burg

Liljana Tusha                 6 vjet burg

Dorian Coollaku              6 vjet burg

Bashkim Xilagën              6 vjet burg

Lavdërim Cani                 6 vjet burg

Dhimitër Davidhin            6 vjet burg

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.