INSTAT: 104 mijë të punësuar më pak se në fillim të 2012-ës

INSTAT-i njofton se, pas publikimit në maj 2014 të shifrave të plota të popullsisë për vitet 2001-2014 (http://www.instat.gov.al/al/themes/popullsia.aspx ), të cilat reflektonin ndryshimet e popullsisë që vinin nga Censusi i Popullsisë dhe i Banesave 2011, ka rishikuar serinë kohore të Anketës Tremujore të Forcave të Punës. Informacioni demografik ka pësuar ndryshime të ndjeshme në strukturën e popullsisë dhe të njësive ekonomike familjare dhe, si rrjedhim, ka ndikuar në ndryshimet e treguesve të tregut të punës për periudhën nga tremujori i parë i vitit 2012 deri në tremujorin e parë 2014.
Nga të dhënat e rishikuara, rezulon se në shtator 2014, kishte rreth 104 mijë më pak të punësuar të moshës 15 vjeç e lart, në krahasim me marsin e vitit 2012 (nga 1.176 milion, të punësuarit kanë zbritur në 1.072 milion). Kuota më e ulët e punësimit për këto mosha ka qenë në mars 2014 – vetëm 970 mijë të punësuar.
E.Zaloshnja
Add new comment