Triumfi kthehet në turp. Edhe Godelli del pozitiv në antidoping. Qeveria besonte se kishte filluar rilindja e sportit!

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 03:00

Pas Romela Begajt edhe kampioni i botës Daniel Godelli ka rezultuar pozitiv në testin A antidoping.  Peshëngritësi shqiptar që fitoi medaljen e artë në dygarësh gjatë kampionatit botëror që u zhvillua në Kazakistan dyshohet se ka përdorur substance të ndaluara.

Pozitiv ka dalë edhe peshëngritësi tjetër Hysen Pulaku, medalist në kampionatin Europian të të rinjve. Nëse dhe testi B antidoping do t’i nxjerrë peshëngritësist shqiptarë pozitiv atëherë Federata Shqiptare e Peshëngritjes rrezikon përjashtimin nga aktivitetet ndërkombëtare.  

Kjo nuk është hera e parë që peshëngritësit shqiptarë rezultojnë pozitiv ne testet antidoping. Kujtojmë rastet e Arbër Cerçizit, Fetije Kasës dhe Erkand Qerimajt që rezultoi të kishin përdorur substanca të ndaluara gjatë pjesëmarrjes në aktivitetet ndërkombëtare. Shpalljen e Godellit dhe Romela Begajt si kampionë të Botës, kryeministri dhe ministrja Nikolla e quajtën rilindje të sportit, por tashmë ky etiketim ka rënë bashkë me lavdinë e “kampionëve” të peshëngritjes.

Për të treguar se qeveria e ka marrë seriozisht vlerësimin për sportistët, kampionët Godelli e Begaj u përzgjodhën për të ngritur flamurin në Vlorë në ceremoninë zyrtare për festimet e 102 vjetorit të Pavarësisë.

 

l.m

Comments

Submitted by Shoku Tarras... (not verified) on

<p>Dhe cfare faji ka shteti o tutkuna,bile as federata e peshngritjes nuk e ka fajin,e kane vete keta dhe tranjeret e tyre qe donin te fitonin pa djerse...shteti thote,cfare ti bente ministrja Nikolla... apo ti mbante shishen kur te benin shurren per kontrollin e dopingut...</p>

Submitted by creasy (not verified) on

<p>o gazetari, te lumte, bravo ... po i jep nje suport shume te madh ceshtjes</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.