Gjermania kërkon nga Serbia që të heqë Kosovën nga Kushtetuta

Europa, ose më mirë, një pjesë thelbësore e saj, si Gjermania dhe Austria, po dalin hapur me kushtin e Kosovës për anëtarësimin e Serbisë në BE. “Koha Ditore” shkruan se sipas gazetës “Novosti”, Gjermania i ka kërkuar Beogradit zyrtar që të harmonizojë kushtetutën me Marrëveshjen e Brukselit. Thënë ndryshe të hiqet pretendimi kushtetues-juridik i Serbisë për të drejtat mbi Kosovën. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë edhe zhvillimet para dhe pas vizitës së Edi Ramës në Beograd, dalin në një dritë të re. Tanimë çështja është sesi do të “lëshohet” Kosova në mënyrë që Serbia të luajë pa këtë barrë në skenën diplomatike. Nga ana tjetër media serbe “B92”, raporton se ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurzm, ka përsëritur se normalizimi i plotë i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është i domosdoshëm dhe duhet të zyrtarizohet përpara se Serbia të hyjë në BE. Nuk mund të mos evidentohet edhe një element tjetër që vjen tërthorazi në këtë kontekst: dalja me qëndrime të tilla nga gjermanët, vjen në një kohë, kur aleati i serbëve, Valdimir Putin, është në pozitë shumë të vështirë dhe po kërkon rrugëdalje ekonomike në negociimin e marrëveshjeve të njëanshme të gazit si ajo me Turqinë, apo me Sllovakinë, si dhe me nxitimin për të hapur dialogun politik me Perëndimin për çështjen ukrainase. Takimi i tij me presidentin francez në aeroportin e Moskës, e dëshmon këtë gjë.
s.z
Add new comment