Berisha rindërton kullën e familjes në Viçidol, punimet i ndjek Shkëlzeni, raporton Shekulli

Mund të quhet edhe kthim te rrënjët. Sali Berisha ka vendosur që të ringrejë kullën e familjes në Viçidol, raporton “Shekulli”. Shtëpia trekatëshe po ngrihet mbi themelet e kullës 100-vjeçare të Berishës, me ndihmën e rreth 20 punëtorëve, kryesisht nga Kosova të cilët kanë nisur të vënë në zbatim projektin e ri. Mësohet se nga ndërtesa e vjetër do mbesë vetëm një pjesë për t’u ruajtur si muze. Punimet po ndiqen nga djali i Berishës, Shkëlzeni i cili zbret herë pas here në vendlindjen e të atit për të parë ecurinë e procesit por shfrytëzon mundësinë edhe për të takuar të afërmit që jetojnë ende atje dhe që kishin nën kujdestari kullën e vjetër.
a.k
Add new comment