Kadri Veseli. Prishtinë, “njeriu i nëntokës” zgjidhet kryetar Kuvendi. Vetëvendosje del nga salla

Postuar në 08 Dhjetor, 2014 06:34

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin mes kontestimeve të shumta. Kadri Veseli me 71 vota pro, 42 kundër dhe 1 abstenim u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës. Nënkryetar u zgjodhën Xhavit Haliti, Sabri Hamiti dhe Glauk Konjufca. Kundër Veselit kryetar votuan këta deputetë nga radhët e LDK-së: Kujtim Shala, Vjosa Osmani, Adem Salihaj dhe Arben Gashi.

Seanca konstituive filloi pas nënshkrimit të marrëveshjes PDK-LDK për koalicion qeverisës për periudhën 2014-2018.

Vetëvendosja dhe NISMA kanë dalë nga salla. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tha:

“Konfirmim më të madh për krim për demokraci nuk pat se sa vendosja në krye të Kuvendit të Kosovës të njeriut të nëntokës së Kosovës, Kadri Veseli, dhe atë me votën e LDK-së”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.