Derbi me Tiranën, Partizani fiton 2-0. Droni mbi stadium akuzon Dukën për “gili-vili” me Platininë

Postuar në 08 Dhjetor, 2014 13:06

Fitore e pastër e Partizanit 2-0, angazhim i jashtëzakonshëm i tifozerisë me mbi 10 mijë bileta të shitura, masa të jashtëzakonshme policore që kërkuan edhe kartën e identitetit për të lejuar hyrjen në stadium, por edhe akuza ilustrative ka pasur derbi i sapopërfunduar me Tiranën. Dy golat nga Nexhipi dhe Mazrekaj u shënuan që pjesën e parë. Përpjekjet e Tiranës rezultuan të pafrytshme. Por ishte një befasi në ajër ajo që pasuroi kronikën e kësaj ndeshjeje: Një banderolë e fluturuar mbi stadium me dron, që ngjante shumë në distancë me atë të Beogradit, në fakt përmbante shënimin UEFA=FSHF dhe figurat e Armand Dukës dhe Mishel Platinisë që putheshin në buzë. Mesa duket, spordashësit janë të pakënaqur me mënyrën sesi e ka menaxhuar Federata çështjen tonë përballë Serbisë në strukturat e drejtësisë sportive.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.