“Medalja e Mirënjohjes” për Vito Kapon. Dekorata e Qeverise kalohet në heshtje

Postuar në 06 Dhjetor, 2014 02:40

Dekorohet Vito Kapo, qeveria i jep “Medaljen e Mirënjohjes” ish-ministres së Enver Hoxhës. Me këtë titull është hapur sot e përditshmja “Gazeta Shqipitare”. Megjithatë nuk ka pasur asnjë ceremoni me këtë rast duke e lënë të kalojë në heshtje. Ish-anëtarja e Komitetit Qendror të PPSH-së, Vito Kapo është dekoruar nga qeveria me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin si pjesëmarrëse në luftën për Çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë. Lajmi është pohuar për “Gazeta Shqiptare” nga e veja e Hysni Kapos, ish-udhëheqësit të lartë komunist, e cila, sipas artikullit në fjalë, falënderon hapur ekzekutivin e në veçanti ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për vlerësimin. “Më në fund dikush u kujtua edhe për ne. Padyshim ndihem shumë e gëzuar dhe gjej rastin nëpërmjet kësaj mundësie që më jepni ju që të falënderoj qeverinë dhe në veçanti ministren e Mbrojtjes”, – shprehet Vito Kapo, ish-ministre e Industrisë së Lehtë në kohën e Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë. “Gazeta Shqipitare” shkruan se dekorimi i saj është bërë pa bujë. Madje siç pohon edhe vetë Kapo, “Medalja e Mirënjohjes”, i është dërguar në shtëpi me postë, pa ndonjë ceremoni zyrtare.

L.V

Comments

Submitted by Muzeu i Luftes ... (not verified) on

Rama nuk i pergenjeshtron dot keto dekorime,

as i fut dot ne Muze, dhe as i interpreton dot si "akuza apo shpifje te Saliut".

Saliu ishte doktor i Tyre ne Kohen e Tyre,

Rama eshte mecenat e mborjtes i Tyre ne kohe Lirie, Pluralizmi...

Le te pranoj se Eshte Bir Blloku, qofte edhe ne heshtje, si dhenia e ketyre dekoratave!

Saliu mashtroi ne emer te klasave te permbysura dhe u ndeshkua

Edi ushtron pushtet ne nderim te Bllokut...

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po c'ne qeveria? Dekoratat sikur i jep Presidenti, apo jo?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.