Papulias dhe Davutoglu: Jemi dhe do të mbetemi fqinj, prandaj duhet të jemi fqinj të mirë

Postuar në 06 Dhjetor, 2014 03:34

Kryeministrin turk Ahmet Davutglu viziton në Athinën. “Përshëndes mbledhjen e tretë të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greqi-Turqi dhe këto takime ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve të të dy vendeve”, theksoi presidenti i Republikës Greke, Karolos Papulias duke pritur në pallatin presidencial kryeministrin turk. Sipas agjencisë “ANA-MPA” Papulias theksoi nevojën e “forcimit të parimeve të fqinjësisë së mirë dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare që duhet të karakterizojnë marrëdhëniet tona. Jemi fqinj dhe do të mbetemi fqinj, dhe prandaj do të duhet të jemi fqinj të mirë”. Davutoglu iu përgjigj presidentit të republikës greke se kishte plotësisht të drejtë, se “mund të ndryshojë gjithçka, por vendndodhja gjeografike nuk mund të ndryshojë”. “Dhe, lavdi zotit, që jemi fqinj, pasi ekzistojnë pak shembuj fqinjësh me karakteristika të përbashkëta kulturore dhe marrëdhënie të mira. Ju kisha ftuar në Turqi si ministër i jashtëm dhe tani, si kryeministër ju ftoj përsëri të vizitoni Turqinë”, deklaroi kryeministri turk.Vizita e kryeministrit turk ndodh në një moment acarimi të marrëdhënieve dypalëshe, sidomos përsa i përket Zonës Ekskluzive Ekonomike detare të Qipros, ku besohet se ka rezerva të mëdha të naftës dhe gazit natyror. Ahmet Davutoglu, i cili do të marrë pjesë edhe në Këshillin e tretë të Lartë të Bashkëpunimit Greqi-Turqi.

 

L.V

 

http://www.amna.gr/albanian/articleview.php?id=3017

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.