Në kufijtë ligjorë të mandatit të deputetit, PD shprehet se bojkoti do të vazhdojë. Përsëritet kërkesa për marrëveshje

Partia Demokratike nuk do të rikthehet në Parlament nëse mazhoranca nuk plotëson kërkesat e saj. Këto kërkesa i ka ripërsëritur kreu i Grupit Parlamentar, Edi Paloka, sipas të cilit, PD-ja do të vijojë bojkotin edhe duke kaluar kufirin ligjor për djegien e mandateve në rast mungese në Parlament. “nëse nuk zbatohet ajo që ne kërkojmë, pra, një marrëveshje nën monitorim ndërkombëtar që kjo Qeveri, kjo mazhorancë të zbatojë ligjin dhe kushtetutën, atëherë ne, me atë të ashtuquajtur Parlament s'kemi asnjë lidhje”, u shpreh Paloka. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur afati i bojkotit parlamentar, po i afrohet periudhës 6-mujore pas të cilit ligji kërkon zëvendësim të deputetëve që mungojnë. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë, por rasti na sjell shumë afër me bojkotin e PS-së pas zgjedhjeve të viti 2009, kur socialistët u detyruan të ktheheshin në Parlament vetëm në kohën kur rrezikonin mandatin.
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=288997#ngjashme
S.z
Add new comment