Rusia bllokon importin e perimeve nga Shqiperia. Me çertifikata shqiptare futeshin edhe prodhime nga vende të BE-së.

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 09:16

Çertifikatat e prodhimeve bujqësore shqiptare përdoreshin nga një firmë çeke për të futur në Rusi perime nga vende të Bashkimit Evropian, për të cilat Moska ka vendosur embargo.

Sipas agjensisë ruse të lajmeve ITAR-TASS, ky fakt u zbulua nga një hetim i përbashket i autoriteteve ruse me palën shqiptare.

Nga hetimet rezultoi se çertifikatat fitosanitare të produkteve që mendohej se vinin nga Shqipëria, falsifikoheshin në Çeki. Nga të dhënat e servirura nga pala shqiptare u vu re se sasia e prodhimit shqiptare nuk e justifikonte ngarkesën e shtuar të perimeve të importuara nga Shqipëria.

Thënë më thjesht, bëhej fjalë për produkte bujqësore të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilat pajiseshin me çertifikata të falsifikuara shqiptare. Pas këtij konstatimi Agjensia Federale për Bujqësinë në Moskë ka vendosur të ndalojë importet e perimeve shqiptare nga data 8 dhjetor e në vazhdim.

 

http://itar-tass.com/en/world/764861

l.m

Comments

Submitted by lushi (not verified) on

<p>artikulli origjinal ne link jo vetem qe nuk thote se jane servirur te dhena nga shqiperia por thote se albania failed to provide information. ky ka qene dhe arsyeja e bllokimit.. ne c&#39;ore te nates e keni perkthyer artikullin nga anglishtja?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.