Një dokumentar tjetër për pasojat e supozuara të bombardimeve të NATO-s në Ballkan

Televizioni iranian, “Press Tv”, i ka kushtuar një dokumentar pasojave të bombardimit të NATO-s në luftërat ballkanike, pasoja që lidhen me përdorimin e municioneve me uran të varfëruar. Me producent Agim Abdulah, dokumentari “Balkan cancer”, nis me Bosnjen, fshatin Haxhiçi, ku u krye bombardimi i parë. Dëshmitarët që flasin janë persona që kanë qenë prezent në ngjarje, anëtarë të parlamentit të Bosnjes, drejtues të institucioneve të shëndetit publik, mjekë, të gjithë me origjinë serbe. Lidhja mes përdorimit të këtij lloj municioni dhe pasojave për shëndetit qëndron në numrin e lartë të vdekjes nga kanceri të banorëve të fshatit Haxhiçi, fakt që u vu re për shkak se pjesa më e madhe e tyre migroi drejt një tjetër vendbanimi, Bratunac.
Faktet marrin tjetër përmasë në Kosovë dhe Vranje të Serbisë Jugore. Parlamentari serb Milovan Drecun thotë se në bombardimet e vitit 1999 janë hedhur 25 000 ton eksploziv, prej të cilëve mendohet se 50 ton mund të jenë uranium i varfëruar. Asgjë nuk është zyrtare kur vjen puna te këto shifra, të cilat në kontekstin e dokumentarit, kanë padyshim edhe natyrë propagandistike. Por fakti që në Kosovë ka një problem të tillë është pranuar tërthorazi edhe nga prof. Xhavit Bicaj, drejtues në Institutin e Radiologjisë në Prishtinë. “Nuk është sekret që raketat “Tomahawk” kanë uranium të varfëruar që do mijëra vite të dekompozohet”, shprehet Bicaj(Këtu: http://www.peaceworkmagazine.org/pwork/0411/041110.htm, një atikull që e hedh poshtë këtë mendim). Epilogu i dokumentarit vjen me pohimet e fizikanit serb Slobodan Çikariç, i Institutit të Onkologjisë në Beograd, sipas të cilit nga bombardimi i vitit 1999 ka një masë radioaktiviteti prej 186 miliardë Becquerel(Bq), që për 10 milionë banorë të Serbi-Kosovë, do të thotë 18.600 Bq për secilin. Norma e lejueshme vjetore është 80 Bq në vit për person. Fizikani serb shton se është konstatuar edhe plutonium dhe se në Greqi, në vitin e bombardimit u mat një rrezatim jonizues 30 herë më i lartë nga norma, që çon në konkluzionin se “edhe Maqedonia ishte mbuluar me re radiokative”. Sa i përket vdekshmërisë, pala serbe ka pretendimin se në Vranje kanceri ka incidencë më të lartë se kudo tjetër. Të gjitha matje dhe të dhëna vetëm nga pala serbe.
Duket se qëndrimi për këtë çështje ndryshon shumë nga mendimet e palës shqiptare. Në vitin 2012, “Deutsche Welle” do t’i kushtonte vëmendje problemit në fjalë, por nga raportim i saj dhe personave përgjegjës në Kosovë, rreziku quhej i vogël. Po kështu edhe raportet e OKB-së vlerësohen si qetësues në këtë drejtim. (http://www.dw.de/uranium-risks-haunt-kosovo-survivors/a-16366645-0). Më herët akoma edhe media të tjera(jo shqiptare), i kanë kushtuar rëndësi këtij problemi, por nuk ka një raport të gjithëpranuar për faktet e vërteta dhe rreziqet reale.
http://www.presstvdoc.com/Default/Detail/13015
s.z
Comments
Pa qene nevoja fare per
<p>Pa qene nevoja fare per raporte te OKB-se apo te organizatave te tjera, mjafton te shkosh ne spitalet e Prishtines, dhe eshte fare e thjeshte te kuptohet se cfare po ndodh. </p>
NATO ka bere kerdine jo vetem
<p>NATO ka bere kerdine jo vetem ne IshJugosllavi por edhe ne vende te tjera sic jane Afganistani, Iraku dhe Libia, ne kete te fundit u shkaterrua dhe u vra pothuaj e tere popullsia e qytetit te Siirte-s. Agresioni i NATO-s eshte vdekje prures s=jo vetem per regjimet e ketyre shteteve (qe bombardon) por edhe per popullsite e pafajshme. Ky agresion duhet denuyar nga cdo individ qe mendon per jetet e njerezve.</p>
Spitalet e Prishtines jane
<p>Spitalet e Prishtines jane mbushur me te semure nga ushqimi i keq, cdo lloj plehre e papastertie kimike gjendet ne ushqimet e perpunuara qe mbi 90% importohen nga Serbia, tek lendet qe perdoren per ngrohje qe nga cerdhet deri ne shkolla, tek importet bujqesore GMO nga Kina dhe Egjipti (se ne Kosove nuk punon me njeri token), tek ndotja e mjedisit, dieta e varfer, etj.</p><p>Nuk eshte aq e thjeshte se e paska fajn Nato qe ka rritje kanceri. Po ne Shqiperi kush e ka fajin? Per perpara 1999 kush e kishte fajin?</p>
Add new comment