Kontroll falas i shëndetit për të gjithë qytetarët 40-65 vjeç

Kreu i qeverisë njofton se në të gjithë territorin e Shqipërisë do të nisë kontroll falas i shëndetit për të gjithë qytetarët nga mosha 40 deri në moshën 65 vjeç. Përveç kësasj, do të krijohet edhe një bazë të dhënas për shëndetin e popullatës në funksion të kurimit në kohë apo parandalimit të sëmundjeve. “Të gjithë shqiptarët nga 40 deri në 65 vjet kanë mundësinë ta bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë dhe t'i dalin përpara çdo problemi të mundshëm në organizmin e tyre. Po ashtu, ky kontroll shënon fillimin e një epoke të re, ku sistemi ynë shëndetësor do të nisë të integrohet në botën normale duke zotëruar një bazë të konsiderueshme të dhënash për shëndetin e popullatës e të çdo individi që më tutje mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor”, shkruan kryeministri Edi Rama.
s.z
Add new comment