Thaçi e Vuçiç në Këshillin e Sigurimit: Jemi të përkushtuar të vazhdojnë bisedimet

Sipas “Zërit të Amerikës” kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thanë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se janë të përkushtuar të vazhdojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Por, ata shfaqën pikëpamje të ndryshme rreth zhvillimeve në Kosovë. “Zëri i Amerikës” thotë se komentet e tyre ishin pjesë e debateve rreth raportit të Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon për gjendjen në Kosovë në të cilin ai është shprehur i shqetësuar për shkak të bllokadës së zgjatur politike në Kosovë dhe ndikimin e mundshëm negativ në përparimin e arritur deri tash në forcimin e institucioneve demokratike. Kryeministri Thaçi tha se zvarritja e procesit të ndërtimit të institucioneve asnjëherë nuk u shndërrua në krizë të dhunshme dhe paralajmëroi se java e ardhshme do të shënojë fundin e bllokadës. Ndërsa kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha se Beogradi është i prerë në qëndrimin e tij “për të mos e njohur shkëputjen e dhunshme dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare të Kosovës dhe shpalljen e njëanshme të pavarësisë së saj, por kjo nuk është pengesë për bisedime dhe komunikim më të ngjeshur me Prishtinën”.
L.V
http://www.zeriamerikes.com/content/kosovo-serbia-unsc/2546451.html
Add new comment