Basha: “PD-ja ka 105 mijë anëtarë. Në parti nuk ka gjueti shtrigash, ndonëse mundësia për të gabuar ekziston”

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar sot në “Top-Story” se zgjedhjet në forumet e PD-së kanë rinovuar partinë, pa mohuar kontributet. “Nuk ka gjueti shtrigash në një parti që ka vendosur votën e lirë në themel të vendimmarrjes. Nuk ka. Mundësia për të gabuar ekziston, por është më e pakët duke parë mënyrën që u votua. Ftesa e lidershipit të PD në Gjermani nga kancelarja Angela Merkel është provë e vlerësimit të këtij modeli dhe synonte pikërisht afrimin me partitë e djathta evropiane”, tha Basha. Ai ka thënë se PD-ja numëron 105 mijë anëtarë, një shifër impresionuese nëse rezulton e vërtetë.
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=289113#k1
s.z
Comments
Se pari nese kjo eshte e
Se pari nese kjo eshte e vertete atehere rezulton qe gjithe pjesemarresit ne protesten e 22 nentorit, ose pjesa me e madhe e tyre, paskan qene anetaret e PD. Pra nuk paskA qene nje proteste popullore por proteste politike e opozites. Se dyti si nuk e pyeti njeri zotin Basha ne lidhje me Bashkine e Tiranes. Kur Bashkia drejtohej nga Edi Rama, ky i fundit akuzohej se e kishte harruar Bashkine dhe merrej me partine nderkohe qe asnje nga stafi drejtues i bashkise ne ate kohe nuk ishte as anetar partie jo me ne forumet drejtuese te partise. Ndersa sot kryetari i bashkise dhe i opozites i shnderroi drejtuesit e bashkise jo vetem ne anetare te partise por i vuri dhe ne forumet drejtuese. Valle kjo ishte kthimi i bashkise tek qytetaret????
Add new comment