“Wikipedia” në syrin e kritikës për faktin se 90% e kontributorëve janë meshkuj. Mendohet se ndikon në paraqitjen e kërkimeve shkencore

“Wikipedia” bart një problem të natyrës gjinore”. Kështu shkruan “Live Science” që i referohet një statistike të gjithëpranuar, sipas së cilës 90% e kontributorëve në këtë enciplopedi, që ajo i quan “wikipedianë”, janë meshkuj. Në pamje të parë kjo mund të duket rastësi(!!!) por për disa është shprehi e seksizmit në internet. Madje, një studiuese, Julia Adams, nga Universiteti i Yale, ka nisur një studim, i cili financohet edhe nga National Science Foundation. “Shpenzim i kotë i parave publike”, e quan këtë gjë, senatori Tom Coburn që mbështet botimin e përvitshëm të “Wastebook”(Libri i (shpenzimeve)Kot(a)ësive) që merret pikërisht me identifikimin e projekteve të financuar me paratë e qeverisë, e që ai i quan të kota dhe harxhim burimesh. Ka edhe zëra kundër tij që thonë se kur flitet për diskutimin për teknologjinë, shqetësimet e femrave kalojnë pa u vvënë re pse cilësohen si pa rëndësi. Për Adams, studimi i saj ka rëndësi, pasi duhet kuptuar sesa mirë Wikipedia, i paraqet kërkimet shkencore dhe demografinë e kërkuesve. Normalisht një gjë e tillë mund të ketë rënë në sy vetëm në SHBA, pasi “Wikipedia” shihet më shumë për gjenerim të shpejtë dhe falas të informacionit, por një fakt tërheq vëmendjen gjithsesi: “Shkrimtarja Amanda Filipacchi theksonte në një shkrim të vetin në “NYT” në vitin 2013 se editorët e “Wikipedia” filluan të zhvendosnin autret femra nga kategoria “Novelistët amerikanë” dhe t’i rendisnin ato në një nënkategori të quajtur “Novelistet amerikane femra”, referon “LS”. Dhe më tej: “Qëkurse ky artikull i publikua, u shtua një kategori e quajtur “Novelistët amerikanë meshkuj”. Ngjan thuajse e pabesueshme, por duhet thënë se kategorizimi në rubrika që mund të jetë edhe emfatizim, nuk është parë kështu. Për analogji, kjo na risjell në diskutime për çështje të ndryshme në Shqipëri, ku rast pas rasti, kërkohet përkufizim më i qartë në ligje, për trajtimin e kategorive të caktuara, me shpresën se kështu rezervohen më shumë të drejta. Por theksimi i diferencave gjinore, siç është rasti me kategoritë e novelistëve amerikanë, do të duhet të kuptohej drejt si mbitheksim i diferencave. Pra si “autogol”. Ndryshimet në ligjin për kanosjen ndaj personave për shkak të orientimit seksual, është një ilustrim elokuent për këtë gjë. Në finale gjithsesi është çdo gjë çështje këndvështrimi, si në rastin e reagimit të Filipacchit në vitin 2013.
http://www.livescience.com/48985-wikipedia-editing-gender-gap.html
s.z
Add new comment