Mbyllet pas 20 vitesh konkursi “Onufri”. Galeria e Arteve e zëvendëson me ekspozitën "100 vjet vizatim"

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 06:35

Konkursi “Onufri” i bërë traditë prej 20 vitesh nuk do të hapë dyert për këtë vit. Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve njoftoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës është vendosur që sivjet ky konkurs të mos zhvillohet.

Në vend të tij Galeria Kombëtare e Arteve ka çelur ekspozitën “100 vjet vizatim” ku prezantohen 150 punime të 74 artistëve shqiptarë.

Arsyet për heqjen e konkursit “Onufri” nga kalenderi i Galerisë së Arteve nuk dihen ende, ndonëse ky konkurs ka qenë një nga evenimentet më të rëndësishme të artit pamor që zhvillohej në çdo funddhjetori.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.