Presidenti serb Nikoliç, thotë se “Kosova është kusht i BE-së për anëtarësimin e Serbisë”

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 05:50

Presidenti serb Tomislav Nikoliç, ka deklaruar në një intervistë për televizionin serb, RTS, se Bashkimi Europian, e ka vënë si kusht për Serbinë, njohjen e Kosovës. Kjo në kuadër të procesit të integrimit të Serbisë, një vend, që ndodhet në kryqëzimin mes BE-së dhe Rusisë, por edhe në një kryqëzim të brendshëm me nacionalistët. “Gjatë vizitës së komisionerit të BE-së, Johannes Hahn, dha një mesazh të qartë se Serbia nuk do të jetë pjesë e BE-së “derisa cështja e Kosovës të mos jetë zgjidhur”. Ai tha tekstualisht se: Ne nuk jua duam juve me një problem të pazgjidhur”, u shpreh Nikoliç. Më tej ai ka nënvizuar se Europa po luan një lojë me Sheshelin, me të cilin duket se ka bërë pakte, për të cilat Serbia nuk ka përgjegjësi. Sipas tij, rezoluta e PE-së dhe çështja “Sheshel” vijnë si nisma për të destabilizuar Serbinë, por edhe për të ndikuar në klimën parazgjedhore në Kroaci.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2014&mm=12&dd=...
S.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.