Pasuesi i ish-sekretarit të Mbrojtjes Hagel, presidenti Obama pritet të emërojë Ashton Carter

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 12:19

Ashton Carter mund të zëvendësojë Chuck Hagelin në postin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes.

Sipas mediave amerikane, presidenti amerikan Barack Obama do të nominojë Carterin për të zëvendësuar Hagelin. Ish sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, dha dorëheqje ditë më parë. Sipas raporteve, kjo ndodhi për shkak të papajtueshmërisë së tij me politikat amerikane për Sirinë dhe ISIS-in. Ndërkaq Carter ka qenë për disa vjet në detyra të larta në Pentagon, duke shërbyer si zëvendës për Hagelin dhe paraardhësin e tij Leon Paneta. Përshkruar me terma “popullorë” nga Reuters, detyra e mëparshme e Carterit ishte “blerësi kryesor i armëve” për ushtrinë amerikane.

a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.