Apeli i UEFA-s lë në fuqi vendimin për Serbi-Shqipëri. Akuza Platinisë për ryshfetin rus: Një Pikaso dhuratë

Asnjë ndryshim në frontin e betejës sportive me Serbinë. Komisioni i Apelit në UEFA ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Sipas Apelit, Shqipëria e humbet ndeshjen në tavolinë 0-3. Shkak për këtë vendim, sipas Apelit, është fakti që futbollistët shqiptarë nuk kanë pranuar të zbresin në fushë për të riluajtur ndeshjen. Po ashtu Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës për dënimin e Serbisë, të cilës i hiqen 3 pikët dhe do të luajë dy ndeshje pa tifozë. Tashmë e vetmja shpresë e Shqipërisë është Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë, ndërkohë për shefin e UEFA-s Mishel Platini zbulohen hije të reja skandalesh. Ai akuzohet si i përfshirë në ryshfet lidhur me kandidaturën e Rusisë për Botërorin 2018. Sunday Times e Londrës thotë se presidenti rus Putin i ka bërë dhuratë një pikturë Pikaso Platinisë, në këmbim të “ndihmës” për kandidaturën ruse.
a.k
Add new comment