Rikthehet Sarkozy!

Ish-Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi është zgjedhur në krye të partisë opozitare, UMP. Ky rikthim i tij vlerësohet si fillimi i rrugës së tij drejt presidencës. Sarkozi ka fituar 64.5 për qind të votave, në raport me rivalin e tij më të afërt, Bruno le Marie.
BBC shkruan se “ai ishte nën presion për të fituar dhe shpresonte të merrte më tepër se 70 për qind për t’i mbajtur të hapura shpresat për zgjedhjet e reja”. UMP është përpjekur të jetë efektive në opozitë ndaj Presidentit Fransua Hollond, pavarësisht se popullariteti i këtij të fundit është ulur. Sarkozi ka qenë President i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012.
http://www.bbc.com/news/world-europe-30264534
n.k
Add new comment