Albert Bako, pjesë e një grupimi nacionalist që kërkonte hakmarrje për vrasjen e Ilia Karelit

Postuar në 30 Nëntor, 2014 12:36

Mediat greke vijojnë t’i kushtojnë vëmendje Albert Bakos, personit që terrorizoi Pireun duke hapur zjarr në një lokal nate, me pasojë plagosjen e 11 personave.

Duke kërkuar të kuptojnë më shumë rreth profilit të tij, gazeta greke “To Ethnos” ka zbuluar se shqiptari ishte pjesë e një grupimi nacionalist me rreth 145 mijë anëtarë në Facebook, të cilët kishin si moto të tyren hakmarrjen ndaj Greqisë për vrasjen Ilia Karelit në burgun e Nigritas.

Në këtë faqe me profil nacionalist shfaqen grupime të armatosura, të cilat promovojnë Shqipërinë Etnike, ndërsa shprehin revoltën e tyre për policinë greke.

Në profilin e tij në facebook, Albert Bako prezantohej si një njeri me jetë të qetë, duke publikuar foto të tij personale nga pushimet në ishujt grekë, ndërsa si film të preferuar  kishte filmin vizatimor “Shrek”.

 

http://www.ethnos.gr/article.asp?catid=22768&subid=2&pubid=6...

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.