Pas çmimit, skemë tjetër abuzive me importin e cigareve. Sërish buxheti i shtetit del më i humburi!

“Vizion Plus” raporton se gjatë muajit tetor, kohë kur u diskutua edhe rritja e akcizës, të dhënat flasin për një rritje me 67 % të importit të cigareve, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë, ose 518 ton. E gjithë kjo situatë bën që importuesit të zhdoganojnë cigaret me akcizën e vjetër ndërsa t’i shesin ato me çmimin e rritur, duke përfituar në mënyrë abuzive në kurriz të konsumatorëve. Akciza e cigares u rrit nga 90 në 110 lekë për pakete. Tregtarët e cigareve po përsërisin të njëjtën skeme si vitin e kaluar kur, sapo morën vesh se do të rritej akciza, nxituan të krijonin rezerva të mëdha për t’i shitur më vonë me çmime të larta. Nga e gjithë kjo skemë, buxheti i shtetit është më i humburi, pasi nuk arrin të tatojë tregtarët për çmimin e ri që rrisin në mënyrë të menjëhershme.
http://vizionplus.al/abuzim-me-importin-e-cigareve/
n.k
Comments
Ky nuk është thjesht abuzim,
<p>Ky nuk është thjesht abuzim, por sipas gjithë gjasave korrupsion dhe krim i organizuar ekonomik i biznesit në bashkëpunim me politikën. Skema duket të jetë e ngjashme me ato të vendeve të tjera të botës, ku vendimmarrës politikë informojnë biznesmenë pranë tyre paraprakisht për vendime të qeverisë me qëllim që biznesi të marrë masa paraprake për t'u pasuruar. Natyrisht që një pjesë e këtij pasurimi shkon në xhepat e vendimmarrësve politikë. Si për këtë rast edhe për rastin me ngritjen e akcizës së karburanteve prokuroria duhet të kishte hetuar dhe të kishte ngritur tashmë padi. </p>
Add new comment