Pas çmimit, skemë tjetër abuzive me importin e cigareve. Sërish buxheti i shtetit del më i humburi!

Postuar në 30 Nëntor, 2014 09:16

“Vizion Plus” raporton se gjatë muajit tetor, kohë kur u diskutua edhe rritja e akcizës, të dhënat flasin për një rritje me 67 % të importit të cigareve, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë, ose 518 ton. E gjithë kjo situatë bën që importuesit të zhdoganojnë cigaret me akcizën e vjetër ndërsa t’i shesin ato me çmimin e rritur, duke përfituar në mënyrë abuzive në kurriz të konsumatorëve. Akciza e cigares u rrit nga 90 në 110 lekë për pakete. Tregtarët e cigareve po përsërisin të njëjtën skeme si vitin e kaluar kur, sapo morën vesh se do të rritej akciza, nxituan të krijonin rezerva të mëdha për t’i shitur më vonë me çmime të larta. Nga e gjithë kjo skemë, buxheti i shtetit është më i humburi, pasi nuk arrin të tatojë tregtarët për çmimin e ri që rrisin në mënyrë të menjëhershme.

http://vizionplus.al/abuzim-me-importin-e-cigareve/

n.k

Comments

Submitted by Alpinisti (not verified) on

<p>Ky nuk është thjesht abuzim, por sipas gjithë gjasave korrupsion dhe krim i organizuar ekonomik i biznesit në bashkëpunim me politikën. Skema duket të jetë e ngjashme me ato të vendeve të tjera të botës, ku vendimmarrës politikë informojnë biznesmenë pranë tyre paraprakisht për vendime të qeverisë me qëllim që biznesi të marrë masa paraprake për t&#39;u pasuruar. Natyrisht që një pjesë e këtij pasurimi shkon në xhepat e vendimmarrësve politikë. Si për këtë rast edhe për rastin me ngritjen e akcizës së karburanteve prokuroria duhet të kishte hetuar dhe të kishte ngritur tashmë padi.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.