Festat kombëtare, politika sërish e përçarë. Nishani, Meta e Rama në Vlorë për flamurin. Basha në Varrezat e Dëshmorëve

Postuar në 28 Nëntor, 2014 03:22

Nuk ka ndodhur asgjë e pazakontë tanimë me ceremonialin e festave. Edhe në 28 nëntorin e vitit 2014,  që njihet si dita më e rëndësishme për shqiptarët, politikanët i ka gjetur të ndarë. Paraditen e së premtes kreu i shtetit, Bujar Nishani kryeparlamentari Ilir Meta dhe kreu e qeverisë, Edi Rama, kanë mbërritur në Vlorë. Ashtu si edhe pritej, axhenda e festimeve te qeverise dhe ajo e Bashkisë së Tiranës, me në krye liderin e opozitës janë të ndryshme edhe këtë vit, si shume të tjerë që shkuan, janë të ndara. Ceremonia e festime për festat e nëntorit dhe në kuadër të 70­vjetorit të Çlirimit të vendit për qeverinë nisi paraditen e 28 nëntorin, në orën 10.00 në Vlorë me vendosje kurorash në Monumentin e Pavarësisë, ku i pranishem ishte edhe Presidenti i vendit Bujar Nishani. Ndërkohë që Bashkia ka vendosur kurora në Varrezat e Dëshmorëve në orën 10.00. Pas tij edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka venduar lule në monumentin “Nënë Shqipëri

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.