Pavarësia, Presidenti Nishani dekoron Boletinin, Ulqinakun, Ymer Dishnicën, M. Gjinishin, Q. Stafën, A. Kupin, H. Lepenicën dhe Safet Butkën

Postuar në 28 Nëntor, 2014 12:24

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar sot disa figura të shquara shqiptare që kanë dhënë kontributin e tyre për Pavarësinë e Shqipërisë dhe çështjet kombëtare. Kreu i Shtetit zgjodhi pikërisht ditën e Pavarësisë, për të nderuar figura si Isa Boletinin, Mujo Ulqinakun, Ymer Dishnicën, Mustafa Gjinishin, Qemal Stafën, Kryetarin e Konferencës së Pezës, Abaz Kupin, nacionalistët Lepenica dhe Butka. “Nderojmë personalitete të shquara të rrugës së gjatë të mundimshme të pavarësisë së Shqipërisë, që ruajtën parimet e lirisë, Pavarësisë, personalitete të përkushtuar me mish e me shpirt përmes patriotizmit dhe punës për çështjen kombëtare shqiptare. Besoj që dita e 28 nëntorit është momenti më domethënës që gjithë shqiptarët pa dallim bindjesh dhe përkatësisht të vlerësojnë përpjekjet shekullore që shqiptarët kanë bërë për të ruajtur identitetin kombëtar”, tha Nishani.

 

Lista e personaliteteve që u dekoruan nga presidenti Nishani

Titulli i “Flamurit Kombëtar”
1. Isa Boletini

Titulli “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
2. Jonathan Moore

Titulli “Nderi i Kombit”
3. Matteo Mandala
4. Mark Krasniqi
5. Idriz Ajeti
6. Ali Aliu
7. Ymer Dishnica
8. Hysni Lepenica
9. Safet Butka
10. Medar Shtylla
11. Abaz Kupi
12. Mustafa Gjinishi

“Dekorata e Artë e Shqiponjës”
13. Mujo Ulqinaku
14. Qemal Stafa

L.V

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.