Dita e Pavarësisë, festë në të gjitha trevat shqiptare

Festime sot nuk ka pasur vetëm në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe në Vlorë, por edhe në qytete të mëdha ku banojnë shqiptarë, si në Nju Jork, Londër, Munih etj.
Ndërkaq në komunat shqiptare në Serbi, Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë sot u festua 28 Nëntori, 102 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jouz Musliu pas vendosjes së flamurit tha për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” se “ky flamur kuqezi që e vendosëm sot në Bujanoc dhe flamujt e tjerë që po shikoni në Preshevë e Medvegjë flet qartë se ne kemi sot festë dhe për t’i treguar të gjithëve se ne jemi në trojet tona dhe kjo është tokë shqiptare, për të cilat të fundit dhe të parët tanë kanë derdhur gjak”.
Dita e Flamurit u festua në të gjitha qytetet shqiptare në Maqedoni. Me këtë rast, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, mbahet koncert nga shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Çairit. Ndërkohë në Tetovë, zhvillohet akademi solemne me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit kombëtar, ndërsa në Gostivar, Qendra për Kulturë në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, organizon manifestime festive duke i përfshirë shkollat tetëvjeçare të komunës.
L.V
Add new comment