Festa e çlirimit, Kuvendi dhe Kryeministria hapin dyert për vizitorët

Postuar në 29 Nëntor, 2014 02:05

Një ditë në vit, çdo shqiptar i zakonshëm mund të hyjë në të njëjtat ambiente ku punojnë ligjvënësit, në Kryesi dhe në Sallën Plenare. Në kuadër të 70-Vjetorit të Çlirimit, Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për qytetarët nga ora 9.00 deri në orën 15.00, me qëllim që ata ta ndjekin ekspozitat me foto dhe video që do të prezantohen në të. Ndërsa, në orën 18:00, tek Kryesia e Kuvendit do të organizohet ceremonia zyrtare e Festës së Çlirimit, ku do të flasë Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta dhe përfaqësuesit e ftuar.

Gjithashtu edhe Kryeministria hap dyert për publikun sot në orën 17:00. Në hollin protokollar të saj, çelet ekspozita “Këndvështrime”. 70-vjetori i Çlirimit vjen përmes artit pamor dhe instalacioneve, për të mbajtur gjallë kujtesën historike dhe për të folur në gjuhën e kulturën e së tashmes. Sipas konceptit kuratorial, “Këndvështrime”, ka për qëllim të tregojë mbi të kaluarën dhe të tashmen dhe t’i flasë publikut përmes imazhesh dhe veprash, si mbi të vërtetën historike të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ashtu edhe mbi evoluimin e gjuhës artistike dhe arteve pamore në dekadat që pasuan, por jo vetëm në Shqipëri.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.