Bankat, interesi barazohet me inflacionin. Ulja e interesit për lekun, ul fitimin nga depozitat

Alternativa për të fituar para duke i vënë në bankë, tashmë nuk është më e vlefshme. Në një kronikë televizive të përgatitur nga “Vizion Plus” thuhet se interesi për një depozitë bankare, jo vetëm që është në minimumin historik, por nëse llogaritet edhe me inflacionin vjetor del që fitimi është minimal, vetëm 0.1%. Bankat tashmë po bëjnë vetëm ruajtjen fizike të parasë. Arjan Kadareja, ish anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë gjatë një prononcimi për “Vizion Plus” thotë se ulja e fundit e interesit për lekun do të ulë më tej fitimin nga depozitat. E kundërta ndodh me interesin e kredive, ato janë në nivelin mesatar 10%. Arjan Kadareja thotë gjithashtu se krahasuar me normat e lartë të para disa viteve, edhe fitimi nga huat bankare ka rënë me 4%.
L.V
http://vizionplus.al/interesi-i-depozitave-barazohet-me-inflacionin/
Add new comment