Dosier/ Ja çfarë u kërkoi marshalli Tito partizanëve grekë. Citohen dokumenta nga arkivat shqiptare

Postuar në 29 Nëntor, 2014 17:47

Dokumenta nga arkivat e vendeve të ish-bllokut komunist, përfshi dhe Shqipërinë  hedhin dritë mbi prapaskenat e luftës civile që shpërtheu në Greqi pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Gazeta greke “Kathimerini” ka publikuar një pjesë të negociatave që partizanët grekë (EAM-ELAS) kryen me  udhëheqësin e komunistëve jugosllavë, marshallin Tito, para se vendi të përfshihej në konfliktin e përgjakshëm vllavrasës mes grupimeve të majta, nacionalistëve dhe forcave britanike.

Sipas saj në 15 Nëntor të vitit 1944 një përfaqësi e komunistëve grekë u takua në Beograd me udhëheqësin e partizanëve jugosllavë Josip Broz Tito. Ky takim u mbajt pak ditë para 3 dhjetorit të vitit 1944, kur dhe shpërtheu përplasja e armatosur mes nacionalistëve të mbështetur nga forcat britanike nga njera anë dhe  të majtës greke që përbehej nga komunistët dhe socialdemokratët e udhëhequr nga Jorgo Papndreu.

“Ne do t’ju ndihmojmë”, - mësohet t’u ketë thënë Tito komunistëve greke sipas dokumentave arkivorë që priten të bëhen publike në një konferencë shkencore që do të mbahet në 4-6 dhjetor në Selanik mbi këtë çështje.

Por partizanët grekë ishin si të zënë në grackë, pasi kishin firmosur krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar, në krye të së cilës do të ishte Jorgo Papandreu dhe që sipas marrëveshjes kishte marrë përsipër çarmatosjen e të gjithë grupeve që kishin marrë pjesë në luftë.

“Po jua përsëris, mbajeni fort ushtrinë tuaj. Dëgjova që doni ta shpërbëni dhe u zemërova. Po ju them vetëm një gjë; Është më mirë të keni një batalion të armatosur, sesa 6 ministra në qeveri. Edhe për ne do të jetë më mirë. Ne na intereson që partia juaj të ketë nën kontroll gjithçka. Dy ushtarë mund të largojnë nga qeveria këdo që ju bezdis. Nëse nuk keni ushtri nuk mund të bëni asgjë”,- mësohet t’u ketë thënë Tito partizanëve grekë.

Gjithçka nisi me demostratën e mbështetësve të EAM-it komunist në 3 dhjetor, të cilët kundërshtuan vendimin e qeverisë së unitetit për të mos çarmatosur një kompani të EDES-it nacionalist, të themeluar nga Napoleon Zerva. Mbi turmë u qëllua dhe pati 33 viktima. Në lojë hynë  edhe britanikët të cilën zhvilluan luftime kundër forcave të ELAS-it, duke i hapur rrugë zhvillimeve të mëvonshme në Greqi dhe instalimit te juntes ushtareke.

 

http://www.kathimerini.gr/793827/article/epikairothta/ellada...

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.