Majlinda Bregu: Rama-Meta një çift i palumtur, në pozicion dyluftimi në pritje se kush do bëjë gjuajtjen e parë

Postuar në 29 Nëntor, 2014 14:57

Në studion e emisionit “Jamais Vu”  duke folur mbi një foto ku Edi Rama dhe Ilir Meta ndodheshin përkrah njëri tjetrit, Majlinda Bregu tha. “Një çift i palumtur. Madje i palumtur që në fillesa. Mjafton të lexosh ‘Kurbanin’ e Ramës. Por si pasoje e makiavelizmit politik kanë krijuar një mazhorancë. Megjithatë të dy i shoh në pozicionin e dyluftimit që presin kush do të bëjë gjuajtjen e parë” Pyetjes së moderatorit të emisionit për të përmendur një cilësi të mirë të Edi Ramës, Bregu iu përgjigj: “Mendoj se pjesa me marketingut politik, i punëve që bën dhe nuk bën, por që i shet si të bëra, kjo është pjesa që Edi Rama bën mirë”. Ndërsa pyetjes nëse mund të kishte gjasa që në të ardhmen PD të flirtonte sërish me LSI-në, Bregu iu përgjigj se nga bashkëjetesa 4 vjeçare me LSI, Pardia Demokratike humbi zgjedhjet, ndërsa vet LSI doli e fituar.

L.V

Comments

Submitted by Ai, midis... (not verified) on

Si i behet kesaj pune, zonja Bregu,

dmth si i behet me ate ne mes, se Dy Te Gjatet dihet kush jane:

Njeri nuk harron dot Dajot, edhe nese e harron dot baben e tij!

Tjetri, ai i gjati qe sekush ia poftisi te Djathtes, nuk harron Veten e tij!

Dhe, kemi frike se me lehte eshte te harrosh dajon dhe baben se Veten...

Po ai midis, ai midis Te Dyve, me te si i behet?!

Dy te gjatet, nuk duan ta prishin me Ameriken, (megjithese hera heres dhe gjithnje ne fund, e kane prishur),

por ai midis, ai qe here ferkohet aes se djathte e here ferkohet anes se majte,

me te si i behet?!

Sipas avokat Ngjeles, sa te jete ai midis, cdo gje do vije verdalle ne kete vend...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.