Turqi, dy letra për Papën: Njëra për të bojkotuar pallatin presidencial. Dhe mesazhi i një besimtari: “I fundit do të jetë i pari dhe i pari do të jetë i fundit”

Vizita e Papa Françeskut në Turqi është cilësuar si historike dhe ndër të tjera nuk i kanë munguar edhe “ngjarjet”. Françesku ka pagëzuar në një farë mënyre edhe Pallatin e ri presidencial në Ankara, duke qenë se me vizitën e tij u zhvillua edhe pritja e parë. Lidhur po me këtë çëhstje, më 11 nëntor, arkitëktë të Dhomës së Arkitektëve në Ankarai dërguan një letër Papës, përmes së cilës i kërkonin që ai të mos vizitonte “Ak Saray”, pallatin që kushtoi mbi 600 milionë dollarë. Sipas tyre ai është i jashtëligjshëm(http://www.todayszaman.com/national_turkish-architects-call-...). Në mediat turke, disa prej tyre të paktën, nuk ka munguar të shfaqet simpatia për Papën në fjalë. “Hurriyet” botonte dje një letër të një besimtari mysliman(monoteist), titulluar “Mirësevini në Turqi, Shenjtëria Juaj” i cili teksa i shprehte konsiderata Françeksut “për modesitnë dhe nismat e tij”, shtonte se një nga rrugët e eliminimit të fanatizmit mes myslimanëve është historia e Kishës Katolike, evolucioni i saj. “Ka qenë një kohë kur Kisha Katolike, pak a shumë si militantët islamikë sot, niste luftëra të shenjta kundër “të pabesëve” dhe dënonte “heretikët” në mënyra brutale. Por e njëjta Kishë sot u hap dyert të varfërve dhe ofron kujdes mjekësor për fëmijët...Në këtë pikë, përvoja e besimit tuaj dhe evolucioni i doktrinës së tij, mund të jetë një ndriçues për myslimanët e mi të dashur. Do të ishte kruciale për myslimanët(por edhe për kristianët konservatorë) të kuptojnë se Ju i ndërmerrni këto hapa liberalizues, jo për të devijuar nga shtegu hyjnor, por krejtësisht e kundërta, për ta çuar atë aty ku nuk ka mundur të jetë kurrë...Falemnderit që na kujtoni se qëndron në përultësinë dhe jo në ekstravagancën. “I fundit do të jetë i pari dhe i pari do të jetë i fundit”, siç ka thënë një Nazaretas i mençur që ne të dy e duam ” thuhet ndër të tjera në letër(http://www.hurriyetdailynews.com/welcome-to-turkey-your-holi...).
s.z
Add new comment