2012, Shqipëria kërkonte përfshirjen në programin e vizave 10-vjeçare me SHBA. Teza e MJ: Shqiptarët të trajtohen njësoj si boshnjakët dhe maqedonasit

Postuar në 29 Nëntor, 2014 13:17

Përfshirja e Shqipërisë në programin e vizave afatgjata të Shteteve të Bashkuara ka qenë një prej kërkesave  permanente të qeverisë Berisha, në mandatin e dytë të saj. Në një tezë që Ministria e Jashtme i ka përcjellë presidentit Nishani, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në nëntor të vitit 2012, çështja e vizave me Shtetet e Bashkuara renditet si pikë e tretë në ato që quhen çështje parësore të bisedimeve mes dy palëve.

Në materialin e siguruar nga "ResPublica" thuhet se Shteteve të Bashkuara i kërkohet që për qytetarët shqiptarë të përdoret i njëjti standard si me qytetarët e Bosnjës dhe Maqedonisë. Ja teksti zyrtar: 

“Vlerësohet progresi i arritur lidhur me lehtësimin e procedurave të vizave për shtetasit shqiptar dhe me këtë rast të kërkohet shqyrtimi i mundësisë së përfshirjes së vendit tonë në programin e vizave afatgjate (10-vjeçare) shumëkalimshe. Ky program vizash, sipas informacionit të përcjellë nga Ambasada shqiptare në Uashington, aplikohet për shtetasit e Bosnjës dhe Maqedonisë”

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.