Çështja “Sheshelj” trazon politikën serbe. Presidenti Nikoliç deklaron se çdo ndryshim i qeverisë “do ta tërhiqte Serbinë drejt Ferrit”

Postuar në 29 Nëntor, 2014 07:02

Pas kryeministrit, edhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka reaguar ndaj rezolutës së Parlamentit Europian që i kërkon politikës dhe instituciomeve serbe, të distancohen nga deklaratat e Vojisllav Sheshelj. Për Nikoliç gjithë kjo lëvizje me radikalin serb, synon, ose përfaqëson një vullnet për të destabilizuar rajonin, dhe për t’i marrë Serbisë, atë që nuk e marrin dot aktualisht. Nikoliç ka bërë një dallim mes Europës dhe Tribunalit të Hagës, që në Serbi prej shumëkujt konsiderohet si instrument i SHBA, për të deklaruar me forcë se “çdo ndryshim qeverie në Serbi, do të çonte drejt Ferrit”. “Sa për Tribunalin e Hagës, mund të pyesim, se cili është qëllimi i final i kësaj shfaqjeje cirku, e mentorëve dhe e kllounëve të tyre? Çfarë dëshirojnë të arrijnë? Një ndryshim qeverie? A nuk janë qytetarët që vendosin me votë në shoqëritë demokratike? Dorëheqja e ministrave do të ishte gjëja me e lehtë, por kush do t’i zëvendësonte? Ata që janë provuar që janë më të këqinj...? Kjo do ta çonte Serbinë drejt Ferrit”, tha Nikoliç. Më herët, ministri Aleksandër Vulin, ishte shprehur se lirimi i Sheshelit, ishte lojë amerikane për të destabilizuar Serbinë dhe duhet thënë që radikali serb ka krijuar jo pak probleme. Në këtë drejtim, Nikoliç vlerësoi se politika serbe mbetet e përkushtuar për stabilitetin dhe fqinjësinë e mirë “dhe e konsideron çdo retorikë agresive dhe raciste të papranueshme, edhe nëse vjen nga Serbia, Shqipëria apo Kroacia”. http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2014&mm=11&dd=...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.