Zëra se opozita do të kthehet në parlament në fillim të janarit. Shkak, presioni nga SHBA dhe BE

Gazeta Tema raporton se opozita do të braktisë bojkotin dhe do t’i kthehet sallës së kuvendit me nisjen e sesionit të ri parlamentar në fillim të Janarit.
Teksa i refereohet burimeve të besueshme të opozitës Tema thotë se opozita do të marrë pjesë jo vetëm në seancat plenare, por edhe në komisionet parlamentare.
Sipas të njëjtat burimeve, rikthimi i opozitës në kuvend nuk ka të bëjë me frikën e deputetëve demokratë për humbjen e mandateve nga deputetët, por lidhet me presionin e vazhdueshëm të Brukselit dhe Shteteve të Bashkuara për rikthimin e opozitës në Kuvend.
Pas largimit nga salla e kuvendit, opozita krijoi komisionet e saj paralele duke bërë oponencën e projektligjeve në zyrat e Partisë Demokratike, vendim që nuk ka gjetur dakordësinë e gjithë eksponentëve të Partisë Demokratike.
Kështu burime nga selia blu konfirmojnë për ResPublica se Majlinda Bregu nuk ka pranuar propozimin e kryetarit Lulzim Basha për të mbledhur komisionin e Integrimit në zyrat e Partisë Demokratike.
l.m
Add new comment